​Muhamet Ramadani, nga stërvitjet në lëndinë tek medalja e artë evropiane
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Nga Portugalia ku u mbajt Kampionati Evropian për hedhjen e gjyles, atleti kosovar Muhamet Ramadani u kthye me medalje të artë. Ai më këtë rast theu edhe rekordin personal me distancën prej 19.28 metrash.

Por, për ta shijuar këtë sukses, rruga nëpër të cilin kaloi Ramadani nuk ishte fare e lehtë. Në një intervistë për KosovaPress, ai thotë se me këtë sport filloi të merrej për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Me përkushtimin maksimal, Ramadani stërvitet gjashtë orë në ditë, punë kjo që filloi t’i shpërblehej menjëherë me medalje vendore, ballkanike dhe evropiane.

Medaljet e njëpasnjëshme kanë ardhur për shkak të punës së madhe të bërë së bashku me trajnerin dhe babain e tij, Shaban Ramadanin, por në kushte tejet të vështira. Ai stërvitet në një hapësirë të vogël toke që ndodhet prapa shtëpisë së tij ku ndodhet edhe rrethi i gjyles për stërvitje. Këtë hapësirë të vogël Ramadani shpreson që dikush të përkujdeset për ta mbuluar që së paku të mos pengohet nga bora e shiu gjatë stërvitjeve.

Një medalje më shumë në sirtarët e Ramadanit mund të ishte e renditur sikur Spanja të mos e pengonte udhëtimin e tij në muajin janar të këtij viti për të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare.

Objektivin e radhës, atleti Muhamet Ramadani e ka që ta rrëmbejë medaljen e artë në Kampionatin Evropian që mbahet në Finlandë gjatë këtij viti.

https://kosovapress.com/admin/ramadani-sjelle-ne-kosove-medaljen-e-arte-evropiane-te-atletikes-synoj-te-jem-kampion-evrope-dhe-bote/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024