​Masakra e Belegut dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

24 vjet më parë, forca të shumta policore, ushtarake dhe paramilitare serbe në Beleg të Deçanit vranë dhe masakruan 46 shqiptarë.

Kjo është njëra prej masakrave më të mëdha të kryera nga forcat paramilitare serbe, të cilët më 1999 filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Izniqit dhe Belegut, një ditë pasi ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Edhe sot e kësaj ditë fati i 33 të pagjeturve të këtij fshati si dhe fshatrave të tjera të Deçanit mbetet i pazgjidhur. Ndonëse ekipe të hetuesisë, së pari nga UNMIK, pastaj edhe EULEX, ishin marrë me rastin, duke mbledhur dëshmi të shumta, deklarata të dëshmitarëve të drejtpërdrejt të prezantuara edhe në Tribunalin e Hagës, por edhe autopsinë e bërë të kufomave të krimit, deri më tash askush nuk është arrestuar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024