​“Marshi për drejtësi”, SBAShK në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka dalë në mbështetje të marshit për drejtësi, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve njëzëri kanë vendosur që edhe SBAShK-u të jetë pjesë e këtij marshi.

“SBAShK në takimin me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve përveç për temat aktuale në arsim dhe në aktivitetet sindikale ka bashkëbiseduar edhe për kërkesën e shumë kolegeve e kolegëve tanë që nga çerdhet e deri në universitete për mbështetjen e aktivitetit “Marshojmë për drejtësi” organizuar nga iniciativa ‘Liria ka emër’. Në këtë takim pjesëmarrësit njëzëri kanë vendosur që edhe SBASHK me një numër të konsideruar të anëtarësisë të marr pjesë në këtë aktivitet”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024