​Mac Allister kryen sot vizitat mjekësore me Liverpoolin
Sport
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Liverpool është gati të bëjë Alexis Mac Allisterin nënshkrimin e tyre të parë të afatit kalimtar të verës. Reprezentuesi argjentinas ka të ngjarë të bëhet lojtar i Liverpoolit këtë javë përpara se merkato për klubet e Premier Ligës të hapet zyrtarisht të mërkurën më 14 qershor.

Muajin e kaluar ishte raportuar nga “Sky Sports” se Brightoni donte më shumë se 70 milionë funte për të shitur Mac Allisterin. Por që atëherë ka dalë që Liverpool në realitet do të paguajë më pak se kjo shifër, përcjellë KosovaPress.

Megjithatë, gazetari Fabrizio Romano raporton se Liverpooli do të paguaj rreth 45 milion funte dhe se lojtari pritet t’iu nënshtrohet sot vizitave mjekësore.

Alexis Mac Allister do të nëshkruajë kontratë deri në vitin 2028.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024