​Linja shqiptare e fluturimeve ajrore bëhet me katër aeroplanë
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas “Lasgushit”, “Migjenit” dhe “Naimit”, linjës shqiptare të fluturimeve ajrore “Air Albania” i shtohet edhe aeroplani “Fishta”, për nder të poetit të shquar Gjergj Fishta.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, me zbritjen në aeroportin e Rinasit të aeroplanit “Fishta”, shkon në katër aeroplanë flota e kompanisë së flamurit, shkruan ATSh.

“Ja edhe Fishta zbriti në Tiranë duke e çuar në katër avionë flotën e kompanisë sonë të flamuri”, shkroi Rama në Facebook, përcjell KosovaPress. 

“Air Albania”, e themeluar në maj të vitit 2018 me qendër në Tiranë, u krijua nga partneriteti i Albcontrol, një degë e Ministrisë shqiptare të Ekonomisë dhe Turizmit dhe Turkish Airlines.

Fluturimi i parë drejt aeroportit të ri të Stambollit, u krye më 19 prill 2019. “Migjeni” nisi fluturimet drejt Italisë në fillim të muajit tetor të 2019-ës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024