​Kurti takon kryetarët e komunave, iu premton investime dhe rritje të grantit të përgjithshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat e linjës është takuar të hënën me kryetarët e komunave të Kosovës.

Kreu qeveritar iu premtoi kryetarëve se në vitin e ardhshëm granti i përgjithshëm për komunat do të jetë rreth 250 milionë euro, i cili sipas tij është vlerë rekorde si asnjëherë më parë.

“Granti i përgjithshëm për komunat në vitin e ardhshëm është 284.7 milionë euro”, tha ai.

Gjatë takimit të Kurtit me nivelin lokal u mbajt edhe një minutë heshtje në nderim të rreshterit policor, Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator gjatë sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…


Kryeministri Kurti përmendi edhe organizimin e lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”, ku tha se komunat do të përfitojnë shumë investime

Në anën tjetër, kritik karshi ekzekutivit u shpreh kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu.

Aliu i cili është edhe kryetar i Komunës së Ferizajt, tha se qeveria duhet të ndryshojë qasjen komunikuese ndaj nivelit lokal.

Ai paraqiti disa kërkesa ndaj qeverisë, ku përfshihen investimet kapitale në komuna, kthimi i pronave nga AKP-ja.

Pas adresimit të Kurtit dhe Aliut mbledhja ka qenë e mbyllur për media.

Lexo edhe

Video