​Kurti në takim me Escobarin dhe Lajçakun: Pantoviq është emëruar nënkryetare e Zveçanit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak si dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkan, Gabriel Escobar, për emërimin e Slagjna Pantoviqit në pozitën e nënkryetares së Komunës së Zveçanit.

Kjo është kuptuar nga pamjet e takimit mes Kurtit dhe dy emisarëve, e ku Kurti dëgjohet duke folur edhe për ulje tensionesh në veri.

Vendimi për emërimin e Pantoviqit është marrë nga kryetari i kësaj komune, Ilir Peci, gjatë ditës së hënë.

Ndryshe, Sllagjna Pantoviq ka qenë kandidatja e vetme serbe në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Zveçanit.

Pak para zgjedhjeve të 23 prillit, në një intervistë për KosovaPress, Pantoviq kishte akuzuar Listën Serbe se e kishte hsndërruar veriun si një Kore të Veriut ku serbët lokalë jetojnë në terror.

Pantoviq, pati thënë se se të gjithë serbët në veri janë të detyruar të zbatojnë urdhrat që vinin nga Lista Serbe, nëse i kërkohej të shkonin në tubime ishin të detyruar të dilnin, gjithashtu nëse iu kërkohej të dilnin në barrikada duhej që serbët të dilnin në barrikada.

Pantoviq, që me profesion është juriste, pati thënë se bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe serbëve, por edhe komuniteteve të tjera, është i domosdoshëm dhe në të mirën e të gjithëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024