​Kritikohet roli i Shqipërisë në dialogun Kosovë-Serbi
Tema
Lexohet për: 3 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Shqipëria duhet të ketë rol më pro aktiv në mbështetje të Kosovës në dialogun me Serbinë, thonë njohësit e zhvillimeve politike në Tiranë. Sipas tyre, me intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe me diskutimet për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Shqipëria duhet të angazhohet më shumë për të lobuar tek aleatët ndërkombëtarë që Asociacioni të jetë brenda kornizës kushtetuese të Kosovës.

Analisti politik në Shqipëri, Lutfi Dervishi, thotë për KosovaPress, se Shqipëria ka një pozicion delikat në raport me dialogun Kosovë-Serbi, pikërisht për shkak të afërsisë së kryeministrit Edi Rama me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ndërsa edhe analisti tjetër në Shqipëri, Ben Andoni, thotë se në Shqipëri ka një lloj indiference për Kosovën, megjithëse kryeministri Rama ka mbajtur qëndrime të mira për Kosovën në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

https://kosovapress.com/admin/osmani-kosova-vazhdon-te-jete-pale-konstruktive-ne-dialogun-me-serbine/

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen bazë më 27 shkurt në Bruksel dhe aneksin e zbatimit të saj më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Përkundër disa takimeve pasuese të nivelit të lartë në dialog por edhe të kryenegociatorëve, marrëveshja ende nuk po gjen zbatim.

Në lidhje me situatën mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe dialogun, dhe një prej çështjeve më të ndjeshme siç është ajo për vetëmenaxhimin e serbëve, është diskutuar edhe në Senatin amerikan.

Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë theksuar se nuk do të pranojnë krijimin e një “Republika Sërpska” në Kosovë.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkonjufca-nese-dialogu-e-ka-cmimin-e-shkaterrimit-te-kosoves-atehere-mirupafshim/

Duke folur para anëtarëve të Komitetit për Jashtë në Senatin e SHBA-së në lidhje me situatën në Ballkanin Perëndimor, Chollet tha qëllimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është që serbët në veri të Kosovës mos të jenë të varur dhe lidhur nga Serbia, por të fokusohen në arsimim, kujdes shëndetësor dhe të tjera në Kosovë.

Ai tha se ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë-Serbi kanë propozuar disa modele ku pakicat në BE kanë një shkallë të kontrollit lokal. Megjithatë, Chollet theksoi se lidershipi në Kosovë tani duhet të tregojë si mund të duket Asociacioni dhe të jetë i pranueshëm për ta.

Përkitazi me këtë, u shpreh edhe emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha se modelet evropiane për Asociacionin nuk e shkelin sovranitetin apo kushtetutshmërinë e Kosovës.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bbegaj-dialogu-kosove-serbi-duhet-te-perfundoje-me-njohje-reciproke/

Duke folur për zbatimin e marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi të arritur me 27 shkurt në Bruksel dhe aneksit të tij, Chollet tha se ka ngecje në implementimin e tyre, por shtoi se duhet guxim politik për zbatim të ujdisë.

Mirëpo, në anën tjetër, kryesuesi i Komitetit për Jashtë në Senatin e SHBA-së, Bob Menendez, tha se Kosovës vazhdimisht po i bëhet presion për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa ndaj Serbisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiq, nuk po bëhet fare presion.

https://kosovapress.com/admin/kurti-jemi-te-perkushtuar-dhe-konstruktiv-ne-dialog/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024