​KEK dhe ESM e Maqedonisë së Veriut me memorandum bashkëpunimi
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot është nënshkruar memorandum mirëkuptimi në mes të dy prodhuesve më të mëdhenj të energjisë elektrike në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në një komunikatë për media është bërë e ditur se cilat janë pikat e bashkëpunimit ndërmjet Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe ShA ESM (Centralet Elektrike të Maqedonisë së Veriut - EMV).

Ja format në të cilat do të realizohet ky bashkëpunim:

• Shkëmbimit të njohurive dhe përvojës në lidhje me diversifikimin e teknologjive për prodhim,

• Palët synojnë të fokusohen në shqyrtimin e të gjitha opsioneve të disponueshme për shkëmbimin e qymyrit me energjinë elektrike.

• Bashkëpunimin profesional, sigurimin e shkëmbimit sa më efikas të energjisë dhe burimeve në lidhje me prodhimin e energjisë elektrike përmes optimizimit të prodhimit.

• Përgatitjes së planeve të përbashkëta për tejkalimin e situatave të jashtëzakonshme energjetike dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.

E gjithë kjo me qëllim të sigurimit të furnizimit të pandërprerë me energji elektrike në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kriza energjetike ndikoi në të dy vendet duke qenë se janë të varura nga importi i energjisë elektrike dhe për të siguruar prodhim të qëndrueshëm të energjisë elektrike dhe termike gjatë krizës, u bënë përpjekje shtesë për funksionimin efikas dhe të pandërprerë të njësive prodhuese. Prandaj, ky memorandum do të ndikoj pozitivisht në uljen e varësisë nga importi i energjisë elektrike për të dyja vendet.

Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut janë vende fqinje që kanë marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunojnë në një sërë fushash. Duke qenë se kanë sisteme të ndërlidhura energjetike, të dy vendet do të përfitonin nga një bashkëpunim më i gjerë, veçanërisht nëse merret parasysh se përdorin teknologji të ndryshme për prodhim.

Ministria e Ekonomisë së Republikës së Kosovës dhe Ministria e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 16 shtator 2021, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për sektorin energjetik, dhe me këtë Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ShA ESM (CEMV) dhe KEK-ut, do të krijohet një bazë shtesë për bashkëpunim afatgjatë me qëllim të përmirësimit të sigurisë energjetike dhe sigurimit të furnizimit të qëndrueshëm me energji.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024