​Interi mposhtet nga Napoli
Sport
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Napoli që tashmë është i konfirmuar si kampion i Italisë, e ka mposhtur Interin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 36-të në Serie-A me rezultat 3-1.

Të katër golat u shënuan në pjesën e dytë, derisa Interi e mori lajmin e keq që në pjesnë e parë pasi në minutën e 41’ nga loja u përjashtua me karton të kuq mesfushori italian Roberto Gagliardini.

https://kosovapress.com/admin/mbi-100-milione-euro-ka-perfituar-interi-deri-me-tani-nga-liga-e-kampioneve/

Epërsia numerike ia mundësoi Napolit që të kalojë në epërsi në minutën e 67’ me golin e bukur të Anguissas, por tetë minuta para se të mbyllej ndeshja, Romelu Lukaku riktheu baraspeshën në rezultat duke shënuar për 1-1, raporton KosovaPress.

Gjithsesi Napoli shfrytëzoi sërish epërsinë  enjë lojtari dhe në minutat e fundit të ndeshjes shënoi edhe dy herë përmes Di Lorenzos dhe Gaetanos për të marr tri pikë të reja.

https://kosovapress.com/admin/spalletti-ne-prag-te-largimit-nga-napoli/

Me këtë humbje, Interi mbetet në kuotën e 66 pikëve në vendin e tretë dhe rrezikon hyrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm pas në luftë për top katërshën e Serie-A janë edhe Milani dhe Lazio që kanë nga 65, respektivisht 64 pikë.

https://kosovapress.com/admin/e-kryer-rrahmani-vazhdon-kontraten-me-napolin/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024