​Euro-U21/ Kosova mëson rivalët e kualifikimeve
Sport
Lexohet për: 1 min.
Kosova U21
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i kualifikueseve për “Evropianin U21”, të vitit 2027, që do të organizohet nga Shqipëria dhe Serbia.

Nga shorti u përcaktua udhëtimi i 51 kombëtareve drejt finaleve të Evropianit U21 të vitit 2027.  Skuadrat kombëtare janë ndarë në  gjashtë grupe me gjashtë ekipe dhe tre grupe me pesë skuadra.

Kosova do të jetë në grupin A së bashku me Spanjën, Rumaninë, Finlandën, Qipron dhe San Marinon, raporton KosovaPress.

Në fazën finale të “Shqipëri dhe Serbi 2027” do të kualifikohen direkt nëntë skuadrat e para në grupe si dhe e dyta më e mirë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025