​Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë
Lajme
Lexohet për: 3 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

14 Shkurti është Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë. Ditë e shënuar e cila promovon vetëdijësimin dhe ndërgjegjësimin pёr epilepsinë nё mё shumё se 130 vende tё ndryshme tё botёs duke llogaritur edhe Kosovën. Çdo vit nё tё hёnёn e dytё tё muajit shkurt njerëzit mblidhen sё bashku tё njoftohen mbi problemet me tё cilat ballafaqohen personat qё vuajnë nga epilepsia dhe anëtarët e familjeve tё tyre.

Qëllimi kryesor i shënimit të kësaj dite është ngritja e vetëdijes për nevojën e përmirësimit të tretmanit dhe kujdesin për 6 milionë njerëz në Evropë të cilët konsiderohen se e kanë epilepsinë.

Arsyeja e shënimit të kësaj dite në Kosovë është thirrje për aksion për të gjithë ata që me kontributin e tyre do te përkrahin luftën kundër epilepsisë.

Në botë janë të prekur më shumë se 50 milionë njerëz, e kjo e bënë këtë një problem të rëndësishëm në shëndetin publik. Në të kaluarën kanë ekzistuar shumë paragjykime dhe dogma për epilepsinë. Sot, qëndrimet bashkëkohore të ILAE tregojnë se personat me epilepsi mund të jetojnë dhe punojnë normalisht, sikurse çdo individ tjetër i shëndoshë.

Kriza epileptike shkaktohet nga zbrazja enorme e qelizave te eksituara nervore. Një sulm epileptik nuk do të thotë epilepsi. Meshkujt vuajnë pak më shumë se femrat. Epilepsia mund të fillojë në çdo moshë por më e zakonshme është në fëmijëri dhe në moshat e shtyra mbi 65-vjeç.

Deri në 70% e personave me epilepsi kanë kontrolle të plotë të krizave me përdorimin e terapisë antiepileptikë. Terapia për epilepsinë doemos duhet të merret me rregull, ashtu si është udhëzuar nga neurologu/epileptologu, me kontrolle të rregullta, si dhe kontrolli i ilaçit në gjak dhe EEG.

Ngasja e automjetit kërkon një qasje individuale, edhe pse nuk rekomandohet vozitje profesionale. Në më shumë vende të botës, personave që s’kanë pasur sulm në periudhë prej 1-3 vjet, u lejohet ngasja e automjetit nën kontroll.

Shtatzënia tek femrat me epilepsi duhet të jetë e planifikuar dhe në konsultim me epileptologun. Personat me epilepsi duhet të jetojnë dhe të punojnë në një atmosferë normale e të shëndoshë, me përkrahje të familjes dhe mjedisit shoqëror.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024