​Dita Botërore e Lupus
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

10 Maji në të gjithë botën është Dita Botërore e sensibilizimit për sëmundjen e lëkurës Lupus.

Lupus është një sëmundje kronike inflamatore, në të cilën sistemi imunitar i trupit sulmon organet dhe indet. Inflamacioni i shkaktuar nga lupusi mund të ndikojë në sisteme të ndryshme të trupit duke përfshirë lëkurën, veshkat, qelizat e gjakut, trurin, zemrën dhe mushkëritë.

Lupusi prek veshkat dhe është një çrregullim serioz, pasi mund të ketë një ndikim të thellë në jetën e njerëzve, transmeton KosovaPress.

Ai mund të jetë e vështirë për t’u diagnostikuar, pasi shenjat dhe simptomat e tij shpesh janë të ngjashme me ato të sëmundjeve të tjera. Shenja më e dallueshme e lupusit është skuqja e lëkurës, që ngjan me krahët e një fluture.

Një në pesë femra rezultojnë pozitive për antitrupat e lidhura me lupusin, por vetëm 10 për qind e tyre diagnostikohen me këtë sëmundje. Duke zbuluar më tepër gjëra për veshkat, mund të kuptohet edhe zanafilla dhe mënyra sesi zhvillohet sëmundja.

Edhe pse janë shumë të pakët ata që kanë dëgjuar për këtë sëmundje, në plan botëror lupusi, është më i shpeshtë se sa skleroza ose leukemia.

Lupusi nuk është ngjitës, është një çrregullim i sistemit imunitar të organizmit. Edhe pse 90 për qind e atyre që vuajnë nga kjo sëmundje janë femra midis moshës 15-45 vjeçare, kjo sëmundje përfshin edhe meshkujt dhe fëmijët.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024