​Derbi i Superligës në futboll zhvillohet në Suharekë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Derbi i Superligës në futboll zhvillohet në Suharekë
12/03/2026 - 16:03
Linku u kopjua

Superliga e Kosovës në Futboll, rikthehet këtë fundjavë me xhiron e 24-të, ku vëmendja kryesore do të jetë tek derbi i Suharekës. Kjo përballje pritet të vendosë shumë për garën e titullit mes ekipeve kryesuese.

Në stadiumin e qytetit në Suharekë, skuadrat Ballkani dhe Drita do të përballen në një ndeshje vendimtare. Të dy ekipet synojnë pikët maksimale për të ruajtur vendet e larta në tabelën e klasifikimit dhe për të mbajtur ritmin në garën për titull.

Ndërsa të shtunën, zhvillohen tri ndeshje të tjera kryesore, Gjilani pret Drenicën në shtëpi, kurse në kryeqytet do të zhvillohet derbi lokal mes Prishtinës kundër Prishtinës së Re, ndërsa Malisheva përballet me Ferizajin.

Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje fillojnë në ora 13:00.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026