​Begaj takohet me kryeipeshkvin e Firences dhe me kardinalin Ernest Simoni
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur sot (e enjte) kryeipeshkvin e Firences, kardinalin Giuseppe Betori, i cili shoqërohej edhe nga kardinali shqiptar Ernest Simoni.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, të cilat janë reflektuar më së miri përmes vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri në vitin 2014, bekimit të 38 martirëve shqiptarë, shenjtërimit të Nënë Terezës, si dhe përmes emërimit kardinal të Ernest Simonit.

Gjithashtu në takim u vlerësua edhe roli i komunitetit shqiptar në Itali, që ka kontribuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024