​Aeroporti i Gjakovës po funksionalizohet për qëllime të mbrojtjes
Siguri
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Aeroporti i Gjakovës do të funksionalizohet për qëllime të mbrojtjes. Kurse, fshati Babaj i Bokës, do të shndërrohet në zonë operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kështu është bërë e ditur gjatë një konference të përbashkët të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ministri Mehaj tha se kanë pranuar dritën jeshile për Aeroportin e Gjakovës dhe Babaj të Bokës.

Ai falënderoi ministrin Liburn Aliu dhe MPHI-në për kontributin e dhënë në zhvillimin e ushtrisë së Kosovës.

“Po flasim për Aeroportin e Gjakovës dhe Babaj të Bokës. Aeroporti i Gjakovës po funksionalizimet për qëllime të mbrojtjes dhe Babaj të Bokës, do të shndërrohet në zonë operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në të cilën do të ndërtohen poligone taktike, moderne, sipas standardeve të NATO-s., tha Mehaj.

Ai dha detaje edhe për investimet në Aeroportin e Gjakovës dheBabaj të Bokës dhe funksionet që do t’i ketë.

Kurse, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ministria që drejton ka marrë përsipër dhe ka kryet shpronësimin e pronave të paluajtshme në Babaj të Bokës dhe në Aeroport të Gjakovës.

Të dy ministrat thanë se po vazhdojnë bashkëpunimin me qëllim se edhe në të ardhmen të gjejnë baza të reja për nevojat e FSK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024