​Abate shkarkohet dhe ri-emërohet brenda tri orësh te klubi italian
Sport
Lexohet për: 2 min.
Abate
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Ish- mbrojtësi i Milanit, Ignazio Abate u shkarkua dhe më pas u ri-punësua nga skuadra e Serie C, Ternana pas një mosmarrëveshjeje të raportuar me hierarkinë e lartë të klubit mbi vendimin e tij për të lënë djalin e presidentit jashtë listës së skuadrës së klubit.

Abate, i cili bëri mbi 300 paraqitje për Milanin përpara se të drejtonte ekipin U16 dhe Primavera pasi kishte varur këpucët, u emërua si trajner i Ternana pasi u largua nga sektori i të rinjve kuqezi gjatë verës.

Ternana aktualisht ndodhet në vendin e dytë në Grupin B të Serisë C pas 25 ndeshjesh, tre pikë larg liderit të divizionit, Virtus Entella, përcjellë KosovaPress.

Pavarësisht një fillimi të fortë të sezonit 2024-25, Abate u shkarkua dhe më pas u ri-punësua pothuajse menjëherë pas një mosmarrëveshjeje të raportuar që përfshin presidentin dhe djalin e tij.

Sipas raporteve lokale, të cituara nga Calciomercato.com, trajneri fillimisht u shkarkua nga Ternana për mospërfshirjen e Mattya D'Alessandro në listën e skuadrës. Lojtari në fjalë është djali i presidentit të klubit.

Thuhet se kishte pasur një marrëveshje për të lejuar 20-vjeçarin D'Alessandro të dilte në huazim për të fituar përvojë në nivel të lartë, por kjo nuk ndodhi dhe për një kohë të shkurtër i kushtoi Abates me punën e tij.

Ternana konfirmoi shkarkimin dhe se Fabio Liverani do të vinte si zëvendësues rreth orës 20:00 me orën lokale të së enjtes mbrëma.

Megjithatë, sipas La Gazzetta dello Sport, lojtarët kërkuan një takim urgjent me drejtuesit e klubit dhe ish-trajnerin, dhe rreth tre orë më vonë, Abate doli sërish si kryetrajneri i Ternanas.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025