​AAK thërret në interpelancë Muratin: Ekonomia në gjendje të rëndë
Biznes
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ftuar në interpelancë ministrin e Financave, Hekuran Murati, në lidhje me gjendjen e rënduar ekonomike në vend. Me këtë rast, do të paraqesin rezolutë ku kërkohet ngritja e koeficientit të pagave për sektorin publik nga 105 në 129 euro si dhe për alokimin e mjeteve për të zhbllokuar investimet kapitale.

Në një konferencë për media, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, deklaroi se situata është shumë e rëndë dhe njerëzit po shtyhet që të lënë vendin për shkak se nuk po ia dalin të sigurojnë jetesën në Kosovë.

“Nuk janë duke ikur njerëzit vetëm se janë të papunë, rreziku më i madh janë duke ikur njerëzit që janë në punë, njerëzit që e kanë një vend pune, ne institucione, në komuna, ministri, ata janë njerëz janë duke e kërkuar një zgjidhje tjetër, jo vetëm të papunët, por edhe që janë në punë e s'po flas të rinjtë ”, tha Tahiri.

Tahiri tha se ndërhyrja e Qeverisë së Kosovës në strukturën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore ka qenë shumë e dëmshme për rrjedhën dhe zhvillimin e vendit e në veçanti në ekonominë e vendit.

Tahiri tha se ekonomia është buzë kolapsit ndërsa përmendi mungesën e investimeve kapitale, duke kujtuar se mjetet janë të popullit të Kosovës dhe jo të Lëvizjes Vetëvendosje.

Tahiri bëri të qartë edhe dy kërkesat që do të vijnë me rezolutën e Aleancës në interpelancën me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Tahiri tha se Kurti është duke keqpërdorur besimin e qytetarëve të cilët e besuan se mund të sjellë shpresë por situata është përkeqësuar. Ai kritikoi edhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi që tha se ikja e të rinjve është normale, duke thënë se nuk qëndron kjo, pasi normale ka qenë largimi në kohën e okupimit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024