Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Kamenica së shpejti me shkollë profesionale

Kamenica së shpejti me shkollë profesionale

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kasrati, të mërkurën ka pritur në takim drejtorin e organizatës “Qëndresa Kosovare”, Islam Cakaj, si dhe menaxherin e kësaj organizate, Samir Salihu, të cilët prezantuan projektin dhe procedurat për fillimin e ndërtimit të shkollës profesionale në Kamenicë.

I pari i komunës është shprehur i lumtur që Kamenica po bëhet me shkollë profesionale, e cila sipas tij luan rol të veçantë në orientimin e nxënësve në karrierë.

“Lajm fantastik për komunën tonë. Kamenica bëhet me shkollë profesionale! Tejet i lumtur që së shpejti do të nisë ndërtimi i shkollës profesionale në komunën tonë, në kampusin e shkollave të mesme. Kjo shkollë luan rol të veçantë në orientimin e nxënësve në karrierë dhe ne vazhdimisht po angazhohemi që fëmijët e Kamenicës të kenë mundësi të barabarta me vendet e tjera”, ka thënë ai.


Kryetari Kastrati ka falënderuan organizatën ‘Qëndresa Kosovare’ dhe donatorin nga Kuvajti për këtë projekt.

“Falenderoj organizatën ‘Qëndresa Kosovare’, që përmes donatorit nga Kuvajti, po bëhet e mundur ndërtimi i një shkolle me të gjitha kushtet e nevojshme! Urime!”, është shprehur ai.

Ndërsa përfaqësuesit e organizatës “Qëndresa Kosovare”, falënderuar kryetarin Kastrati për mundësinë e dhënë që këtë projekt ta shpalosin në Komunën e Kamenicës, duke thënë se së shpejti do të fillojnë procedurat.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: