​Zyrtare, skuadra e Serie-A shkarkon trajnerin

​Zyrtare, skuadra e Serie-A shkarkon trajnerin

Cagliari ka shkarkuar zyrtarisht trajnerin Leonardo Semplici pas tre ndeshjeve në Serie A dhe thuhet se po e shohin Ëalter Mazzarrin si zëvendësuesin e tij.

Raportet në lidhje me largimin e Semplici qarkulluan ditëve të fundit dhe “Casteddu” tani kanë konfirmuar lajmin në faqen e tyre zyrtare, përcjellë KosovaPress.

“Cagliari Calcio njofton se kanë liruar Leonardo Semplicin nga posti i tij si trajner i ekipit të parë,” shkroi klubi në njoftimin e tyre.


“Në të njëjtën kohë, ndihmës trajneri Andrea Consumi, trajneri atletik Yuri Fabbrizzi dhe bashkëpunëtorët teknikë Rossano Casoni dhe Alessio Rubicini u shkarkuan gjitashtu.”

Sepmplici erdhi në Cagliari në shku të këtij vitirt dhe e udhëhoqi klubin drejt qëndrimit në Serie-A.

“SportItalia” raporton se Mazzarri, i cili refuzoi për të zëvendësuar Eusebio Di Francescon në mandatin e kaluar, është vënë në shënjestër për të zëvendësuar ish -trajnerin e SPAL-it.

Lexo edhe

Video

error: