Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Zyrtare, skuadra e Serie-A shkarkon trajnerin

​Zyrtare, skuadra e Serie-A shkarkon trajnerin

Cagliari ka njoftuar shkarkimin e Eusebio Di Francescos dhe kthimin e Stefano Capozuccas si drejtor sportiv i klubit, ndërsa Leonardo Semplici është gati të bëhet trajneri i ri i skuadrës nga Sardenja.

Cagliari është i 18-ti në tabelën e Serie A me 15 pikë pas 23 ndeshjeve dhe sot klubi konfirmoi shkarkimin e Di Francescos.

“Cagliari Calcio është ndarë me trajnerin kryesor Eusebio Di Francesco. Gjithashtu klubi ka ndërprerë bashkëpunimin me ndihmës trajnerin Francesco Calzona, ndihmësit Stefano Romano dhe Giancarlo Marini, trajnerin e fitnesit Nicandro Vizoco dhe psikologun Gianmaria Palumbo, ”thuhet në deklaratën e klubit.


“Klubi falënderon të gjithë ata për kontributin e tyre të dhënë me përkushtim të veçantë dhe profesionalizëm.”

Semplici tashmë ka mbërritur në Sardenjë dhe do të emërohet trajner i ri i Cagliarit.

Skuadra rossoblù gjithashtu ka njoftuar kthimin e Capozuccas si drejtorin e tyre sportiv.

“Cagliari Calcio njofton se, me efekt të menjëhershëm, Stefano Capozuccas i është besuar roli i Drejtorit Sportiv të Klubit. Puna e Pierluigi Carta do të vazhdojë brenda Departamentit të Sportit Teknik: ai do të drejtojë koordinimin midis Klubit dhe Zonës Sportive.

Lexo edhe

Video

error: