​Zyrtare, Mancini e rikthen Balotellin në Kombëtaren e Italisë

​Zyrtare, Mancini e rikthen Balotellin në Kombëtaren e Italisë

Mario Balotelli është ftuar edhe zyrtarisht nga trajneri i Italisë, Roberto Mancini për ndeshjet ndërkombëtare.

Sulmuesi 31-vjeçar italian, i cili aktualisht po luan me Adana Demirsporin në Turqi, ka marrë thirrjen e tij të parë nga “Azzurrët” që nga shtatori i vitit 2018, kur luajti 62 minuta në barazimin 1-1 kundër Polonisë në Ligën e Kombeve.

Trajneri Mancini e njeh mirë Balotellin, me dyshen që kanë histori së bashku në Inter dhe Manchester City. Ndërsa ata zhvilluan një marrëdhënie të fortë, veprimet e lojtarit jashtë fushës shpesh e kanë dëmtuar potenciali i tij në fushë, përcjellë KosovaPress.


31-vjeçari Balotelli ka shansin të jetë lojtari kyç në play-off-et e ardhshme të Kupës së Botës për Italisë. “Azzurrët” duhet së pari të mundin Maqedoninë e Veriut përpara se të përballen me fituesin e duelit Portugali-Turqi.

Skuadrës së Mancinit i ka munguar një golashënues i qëndrueshëm, me Ciro Immobile dhe Andrea Belottin që nuk arrijnë të dëshmohen në ndeshjet e mëdha, dhe kështu Balotelli mund të gjejë një vend në këtë skuadër.

Kjo është lista e plotë e të ftuarve të Roberto Mancinit:

Lexo edhe

Video