​Zyrtare, Benitez rikthehet në Premierligë

​Zyrtare, Benitez rikthehet në Premierligë

Ish-trajneri i Liverpoolit Rafel Benitez ka nënshkruar edhe zyrtarisht me rivalin e tyre të qytetit Evertonin.

Lajmi është konfirmuar sot nga faqja zyrtare e klubit anglez.


“Klubi i Futbollit Evertoni mund të konfirmojë emërimin e Rafael Benitez si trajner i ri i Klubit. Spanjolli bashkohet me klubin anglez për një marrëveshje tre-vjeçare dhe do të fillojë punën me skuadrën për trajnim para-sezonal nga 5 korriku.”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Evertoni.

Benitez ka një histori jashtëzakonisht mbresëlënëse me klubet që ai ka menaxhuar gjatë gjithë karrierës së tij, duke siguruar shtatë trofe të mëdhenj duke përfshirë titujt e La Ligas, Coppa Italia, FA Cup, Europa League dhe Champions League gjatë periudhave menaxheriale në Spanjë, Angli dhe Itali.

Lexo edhe

Video