​ZRrE: PSD hyri dhunshëm dhe po pamundëson punën

​ZRrE: PSD hyri dhunshëm dhe po pamundëson punën

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka reaguar përmes një komunikate duke thënë se aktivistët e PSD-së po pengojnë punën e tyre. Anëtarët e PSD-së janë prej mëngjesit në zyrat e këtij institucioni duke kërkuar vendimin për shtrenjtimin e energjisë.

“Me metoda të dhunshme dhe në mënyrë të paprecedentë, anëtarë të partisë politike PSD kanë hyrë sot në hapësirat e punës së Zyrës së Rregullatorit për Energji, duke i pamundësuar punën stafit të ZRRE. Të gjitha vendimet e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji janë të publikuara në faqen elektronike të ZRrE-së”, thotë komunikata.


Sipas së njëjtës, vendimet e Bordit, pas marrjes së tyre, revidohen dhe draftohen ligjërisht nga departamentet e ZRRE-së dhe bëhen publike pas integrimit të të gjithë komenteve të anëtarëve të Bordit.

“Ky është proces i rregullt dhe ZRRE pret ta publikojë draftin gjatë kësaj jave. Komunikata për media dhe përgjigjet ndaj komenteve të palëve të interesit tashmë janë publikuar”, vijon komunikata.

Në fund, ZRrE ftoi të gjitha partitë politike të përmbahen nga tendencat për të përfituar politikisht duke dhunuar e penguar punën e ZRRE-së.

Lexo edhe

Video

4 Comments

Komentet janë të mbyllura.