​Zjarret, situatë më e rënduar në Bjeshkët e Nemuna

​Zjarret, situatë më e rënduar në Bjeshkët e Nemuna

Po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme rreziku nga zjarret në pyjet e Kosovës.

Në Krushicë e Bukosh të Suharekës zjarret janë ende aktive. Zëdhënësi i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Nehat Koqinaj ka treguar për KosovaPress se tashmë aty janë duke vepruar dy ekipe.

Situata më e rënduar është në Parkun Nacional “Bjeshkët e Nemuna”.  


Zëdhënësi i Agjencisë së Menaxhimit Emergjencave, Nehat Koqinaj në të dhënat e fundit ka treguar se ekipet e zjarrfikësve janë duke intervenuar edhe në Pejë, Kamenicë, Malishevë, Klinë, Gjakovë, Drenas, Viti dhe Letnicë.

Si pasojë e zjarreve, mbrëmjen e së martës një person ka ndërruar jetë në fshatin Novosellë të Malishevës. Policia ka njoftuar se ai ndërroi jetë pas asfiksimit.

“Si pasojë e kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, thuhet nga policia.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: