​Zeqiri: PK tregoi profesionalizëm, duhet të jetë prioritet për qeverinë

Policia e Kosovës ka arritur që dje (e diel) në mënyrë profesionale të kryejë detyrën e vet, kur u përball me terroristët serbë në veri të vendit. Kështu thotë kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, derisa shton se humbja e policit Afrim Bunjaku, i cili u vra në Banjskë të Zveçanit tregon se zyrtarët policorë nuk e kursejnë as jetën e vet.

Derisa konsideron se dje vendi u përball me agresion nga grupe kriminale të dirigjuara nga Beogradi, Zeqiri thekson se si rezultat i kryerjes së punës në mënyrë profesionale, janë shmangur pasoja tjera më të mëdha.

Zeqiri thotë për KosovaPress se është momenti i fundit që Qeveria e Kosovës të ketë prioritet Policinë, kur kjo e fundit po tregon gjithnjë profesionalizimin e saj.

“Definitivisht Policia e Kosovës duhet të jetë prioritet për Qeverinë e Kosovës duke treguar gjithë këtë profesionalizëm, gjithë këtë mund, gjithë aktivitet e gatishmëri duke mos kursyer as jetën e vet”, thotë ai.


Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka thënë se qeveria duhet të bëjë shumë edhe për familjen e policit Afrim Bunjaku, i cili u vra dje nga terroristët serbë.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjskë të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore.

Sipas informacioneve zyrtare, tre sulmues kanë mbetur të vrarë ndërsa janë arrestuar gjashtë persona.

Institucionet e Kosovës kanë deklaruar se aksioni në kërkim të sulmuesve është duke vazhduar.

Lexo edhe

Video