​Zelensky: 156 civilë të shpëtuar nga fabrika e çelikut kanë mbërritur në qytet

​Zelensky: 156 civilë të shpëtuar nga fabrika e çelikut kanë mbërritur në qytet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se 156 persona mbërritën sot në Zaporizhzhia pasi u shpëtuan nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol.

Grupi ishte strehuar në fabrikën e rrethuar Azovstal në Mariupol për dy muajt e fundit, tha ai, duke shtuar se për shpëtimin e tyre “u desh shumë përpjekje, negociata të gjata dhe ndërmjetësime të ndryshme”.

Duke folur në fjalimin e tij të natës, ai tha se më në fund këta njerëz janë krejtësisht të sigurt, raporton BBC.

“Ata do të marrin ndihmë… Më në fund kemi rezultatin, rezultatin e parë të operacionit tonë të evakuimit me Azovstal në Mariupol, të cilin ne e kemi organizuar për një kohë shumë të gjatë. U deshën shumë mund, negociata të gjata dhe ndërmjetësime të ndryshme”, ka thënë ai.


“Vetëm imagjinoni, për shembull, një fëmijë është gjashtë muajsh, dy prej të cilave i ka kaluar nën tokë duke u fshehur nga bombat dhe granatimet”, shtoi ai.

Të evakuuarit kishim kaluar më shumë se dy muaj në strehimore.

Presidenti ukrainas ka thënë se trupat ruse nuk po i përmbahen marrëveshjes.

Zelensky vlerësoi gjithashtu aleatët e huaj, përfshirë kryeministrin britanik Boris Johnson, i cili iu drejtua parlamentit të Ukrainës të martën.

“Këto ishin fjalë shumë të rëndësishme, të ngrohta, miqësore, të fuqishme. Ky është një gjest shumë i sinqertë,” tha ai për fjalimin e Johnsons, duke shtuar mirënjohjen e tij për publikun britanik për mbështetjen e tyre.

Lexo edhe

Video