​Zbulohet mashtrimi me taksa në lartësi prej 600 mijë eurosh

​Zbulohet mashtrimi me taksa në lartësi prej 600 mijë eurosh

Dogana e Kosovës, pas kontrolleve ka gjetur dyshime për shmangie taksash nga tri subjekte që operojnë në fushën e tregtisë me derivate të naftës.

Siç bëhet e ditur, është zbuluar lirimi i bazuar ne dokumente te falsifikuara nder vite, fillimisht nga këto tri subjekte që kanë deklaruar edhe ndërlidhjen mes vete.


“Dyshimi është se këto subjekte kanë liruar në import derivate duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej mbi 600 mijë euro gjatë tre viteve të fundit”, njofton Dogana.

Dogana thotë se ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar personat përgjegjës të tri subjekteve të përfshira në këto procedura lirimi, përderisa hetimi do të vijojë në zbardhjen e rrethanave të këtyre rasteve.

Dogana e Kosovës hotë se në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtrojë kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Lexo edhe

Video