​Zbulohen shifrat se sa para fiton Leo Messi në PSG

​Zbulohen shifrat se sa para fiton Leo Messi në PSG

Transferimi i Lionel Messit nga Barcelona në Paris-Saint-Germain bëri bujë të madhe në afatin kalimtar veror të këtij viti, e aq më tepër kur ylli botëror i futbollit iku nga katalanasit për kosto zero dhe kjo për shkak se kontrata e tij preku fundin e saj.

Gjithsesi pas këtij operacioni, është diskutuar shumë ajo se sa fiton Leo Messi për angazhimin e tij në PSG, përcjellë KosovaPress.

Tani, gazeta e madhe franceze “L’Equipe” ka zbuluar detaje rreth përfitimeve monetare të Messit më gjigantin francez.


Lionel Messi fiton 30 milionë euro (26 milionë funte/35 milionë dollarë) në sezon pas pagesës së taksave në Paris Saint-Germain.

Ylli argjentinas paguhet gjithashtu 1 milion euro me kriptovalutë. Gjatë tre viteve të tij në PSG, ai do të fitojë rreth 110 milion euro (94 milionë funte ose 129 milionë dollarë).

Ndërkohë, Neymar gjithashtu fiton 30 milionë euro neto në vit në kryeqytetin francez, ndërsa heroi i Francës, Kylian Mbappe është shumë prapa dyshes me 12 milionë euro (10 milionë funte ose 14 milionë dollarë) pas taksave.

Lexo edhe

Video