​Yakin: Mund ta aktivizoja Shaqirin, por pastaj nuk do të ishte aty ndaj Serbisë

​Yakin: Mund ta aktivizoja Shaqirin, por pastaj nuk do të ishte aty ndaj Serbisë

Trajneri i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin ka folur pas humbjes së skuadrës së tij ndaj Brazilit.

Në lidhje me ndeshjen, ai ka thënë se nuk ishte i kënaqur me rezultatin, por duke pasur parasysh kundërshtarin, kjo pakënaqësi është më e vogël.

“Nuk mund të jemi të kënaqur me rezultatin. Por nëse mund ta kontrollosh Brazilin për 80 minuta dhe të tregosh solidaritet, mund të jesh i kënaqur. Mungoi pak guximi në sulm, por merituam një pikë”, tha fillimisht Yakin.


Ai më pastaj foli edhe për gjendjen e Xherdan Shaqirit i cili u lëndua para ndeshjes. Yakin tha se ai mund të rrezikonte duke e inkuadruar në lojë, por e ka ruajtur për sfidën vendimtare, atë ndaj Serbisë.

“Shaqiri dje ka tërhequr pak muskulin. Sot në mëngjes ka tentuar sërish, por nuk ka pasur ndjesi të mira gjatë testit të mëngjesit të sotëm. Mund ta rrezikonim, por me siguri do të dështonte pastaj në kundër Serbisë”, ka thëna Yakin në fund.

Ballafaqimi vendimtarë ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë do të zhvillohet më 2 dhjetor.

Lexo edhe

Video