​Xhavit Haliti: Ju Vetëvendosja na keni lodhë me çkapjen e kapjen e shtetit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti i ka rekomanduar Qeverisë Kurti që të mos merren me kapjen dhe çkapjen e shtetit por të zbatojnë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Haliti tutje në seancën e sotme të Kuvendit u tha Vetëvendosjes që ta lënë lojën dhe fushatën elektorale që e bënin sa ishin opozitë.

“Ju si qeverisej ose si parti e Vetëvendosje na keni lodhë me këtë çkapjen e kapjen. Zbatoni ligjet, zbatoni kushtetutën, nuk keni nevojë me çkap asgjë. Kush e ka shkelë ligjin dihet çfarë masa duhet të merren ndaj tyre dhe mos e vazhdoni atë lojën ose fushatën elektorale të kohës së opozitës. Tani keni përgjegjësi tjera”, tha Haliti.


Haliti i ka sugjeruar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca që gjitha marrëveshjet që janë bërë në emër të Kuvednit të Kosovës t’iu shpërndahen deputetëve.

 Ndërkohë që ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të rregullojnë urën që lidhë Rugovën e Hasit me rrugët e tjera.

“Ajo që deshta t’iu them meqenëse keni projekte shumë të mëdha. Iu kisha lutur që e kemi një urë të kalimit nga pjesa e Xërxës në Rugovën e Hasit të cilën e kanë bërë vite më herët qytetarët e kësaj treve dhe Drini e ka shkatërruar, nuk kalohet më. Po besoj që qeveria ka kapacitet që të paktën urën që e lidh fshatin Rugovë e Hasit me rrugë të tjera t’iu shkojnë në ndihëm dhe ta rregullojnë urën”, kërkoi Haliti.

 

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: