​Xhamaili: Kjo është skuadra më e mirë e Euro 2020

​Xhamaili: Kjo është skuadra më e mirë e Euro 2020

Blerim Xhemaili beson se Italia është skuadra më e mirë në këtë kampionat evropian dhe shpjegon pse fitorja e Zvicrës kundër Francës nuk e befasoi atë.

35-vjeçari kaloi shumë vite të karrierës së tij në Itali, duke luajtur për Torinon, Parman, Napolin, Genoan dhe Bolognan.

Si një ish-reprezentues i Zvicrës, Xhemaili ka 69 paraqitje për këtë kombëtare në karrierën e tij, përcjellë KosovaPress.

Italia i mposhti zviceranët në fazat e grupeve, por ata mund të takohen përsëri në gjysmëfinale të Euro 2020 nëse triumfojnë ndaj rivalëve respektiv, Spanjës dhe Belgjikës.


“Italia është skuadra më e mirë e turneut, Unë isha i befasuar nga rritja e kualiteëtit të “Azzurrët”. Ata nuk kanë një numër 10 të jashtëzakonshëm si Francesco Totti ose Alessandro Del Piero, por të gjithë lojtarët japin më të mirën e tyre. Ata luajnë vërtet mirë dhe e gjitha falë Roberto Mancinit. ”, tha Xhemaili për “La Gazetta dello Sport”.

Ish-mesfushori i Cyrihut duket se është më i befasuar nga zhvillimi i Italisë sesa fitorja e Zvicrës ndaj Francës.

“Sigurisht, Franca ishin favorit, por ata nuk tregonin lojë bindëse, unë e dija që Zvicra mund t’i befasonte ata.”

“Tani, unë jam kurioz të shoh se si Petkovic do të zëvendësojë Xhakën kundër Spanjës sot. Ai ka një personalitet të shkëlqyeshëm dhe shpresoj ta shoh në Itali, ai do të ishte një vlerë e shtuar për Serie A. ”, tha në fund Xhemaili.

Lexo edhe

Video