​Vritet një polic në Mitrovicë

​Vritet një polic në Mitrovicë

Një polic ka mbetur i vrarë me armë zjarri sot paradite në fshatin Cernushë  të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, polici mund të ketë qëlluar  veten aksidentalisht me armë, gjatë ushtrimeve të gjuajtjes në poligonin e Cërnushës.


Mësohet se polici ishte nga stacioni policor në veri të Mitrovicës.

KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë përgjegjësit e policisë në veri në lidhje me rastin, por ata nuk janë përgjigjur.

Lexo edhe

Video