​“Vrasje në tentativë”, policia arreston dy të dyshuar për të shtënat në Komoran

​“Vrasje në tentativë”, policia arreston dy të dyshuar për të shtënat në Komoran

Policia ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj për të shtënat në Komoran. KosovaPress raportoi gjatë së premtes për të shtënat pranë shkollës “Xhelad Gashi”.

Policia e ka kualifikuar rastin si “vrasje në tentativë” ndërsa ka bastisur edhe shtëpitë e të arrestuarve në të cilët janë gjetur armë.


“Është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe 5 fishekë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Gjatë kohës së të shtënave, rreth orës 14:00, ka pasur edhe nxënës në shkollë, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Lexo edhe

Video