​Vrasja e dyfishtë në Pejë, PDK sot pezullon të gjitha aktivitetet politike

​Vrasja e dyfishtë në Pejë, PDK sot pezullon të gjitha aktivitetet politike

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka pezulluar gjitha aktivitetet e saj politike për sot përshkak të vdekjes së  kandidatit të tyre për kryetar të Pejës, Astrit Ademajt dhe ish kandidati i të njëjtës parti në Deçan,  Blerand Kadrijajt.


“Ndarja e papritur dhe tragjike nga jeta e Astrit Ademajt dhe Blerand Kadrijajt na ka tronditur rëndë të gjithëve. Në nderim dhe respekt të tyre, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që sot të pezullojë të gjitha aktivitetet e saj politike anembanë vendit”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Vrasja e Ademajt dhe Kadrijajt ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa edhe një person tjetër mbeti i plagosur.

Lexo edhe

Video