​Vrasja e policit, Idrizi: Afrim Bunjaku ra në mbrojtje të sovranitetit

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka ngushëlluar familjarët e Afrim Bunjakut, policit të vrarë nga grupet kriminale.

Ai tha se 50-vjeçari është vrarë në krye të detyrës, ra për mbrojtjen e sovranitetit të Republikës së Kosovës.

“Tash sapo e vizituam familjen Bunjaku, familjen e togerit Afrim Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Është një rast shumë i rëndë, shumë i prekshëm. Sepse bandat kriminale terroriste janë duke vepruar në veri te Kosovës dhe familja normalisht që ka mërzinë po e ka edhë forcën e shpirtit sepse janë të vetëdijshëm që sovraniteti i vendit mbrohet në çdo mënyrë dhe në këtë rast mbrohet me gjak”, tha ai.


Idrizi pas vizitës në familjen Bunjaku, u shpreh se kjo situatë është e tensionuar.

“Është një situatë e paqëndrushme; një situatë e tensionuar që nuk mundemi ta parashikojmë. Po çfarë do që të jetë, jemi këtu, jemi në vendin tonë dhe jemi në shtëpinë tonë dhe do t’i dalim zot vendit”, ka shtuar ai.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e diel) është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa polici tjetër Alban Rashiti ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore.

Lexo edhe

Video