​Vjen reagimi i Allegrit pas formës katastrofale të Juventusit

​Vjen reagimi i Allegrit pas formës katastrofale të Juventusit

Juventusi ka pasur një fillim katastrofik të sezonit të ri në Serie-A duke fituar vetëm një pikë nga tri ndeshje, duke barazuar 2-2 me Udinesen si dhe duke humbur nga Empoli dhe Napoli.

Por, përkundër kësaj ecurie negative, trajneri Maximiliano Allegri ka hezituar t’i fajësojë lojtarët e tij duke thënë se ata nuk kishin fat në ndeshjen ndaj Napolit.

“Unë nuk mund t’i qortoj lojtarët e mi për asgjë këtë mbrëmje. Ne bëmë një paraqitje më të keqe kundër Empolit, por sot për fat të keq paguam çmimin për gabimet, “tha Allegri për “DAZN”.


“Ne nuk ishim aq të saktë teknikisht dhe e humbëm topin disa herë në pjesën e dytë. Napoli luajti shumë mirë, por në futboll kur nuk fiton, mund të heshtësh dhe të punosh shumë , shtoi ai..

“Shpresojmë se ne mund ta fillojmë Ligën e Kampionëve në një mënyrë më të mirë sesa në Serie A. Në këtë moment, ne paguajmë një çmim të rëndë për çdo gabim por këto momente mund të ndodhin në futboll. Ne duhet të ishim më të mprehtë.’.

Juventusi tashmë është tetë pikë prapa liderëve të Serie A, Napolit, të cilët kanë një bilanc të 100 përqind pas tri xhirove, por Allegri nuk e sheh ndonjë problem në këtë aspekt.

“Është një sezon i gjatë, ne duhet të ndjekim skuadrat e tjera dhe ka shumë kohë për tu rikuperuar. Kam pasur momente më të këqija se këto. Ajo që ka rëndësi tani është e marta, duhet të bëjmë një paraqitje të mirë kundër Malmos, pastaj ne kemi Milanin të dielën.”, tha në fund Allegri.

Lexo edhe

Video

error: