​Vjen dështimi i parë i Napolit

​Vjen dështimi i parë i Napolit

As Roma dhe as Napoli nuk mundën të gjenin një moment të mirë për ta shfrytëzuar dhe për ta fituar derbin e njohur si “Derby del Sole”, pasi luajtën baraz dhe pa gola në “Olimpico”. Ishte barazimi i parë 0-0 mes dy skuadrave në që nga viti 1980, duke i dhënë fund rekordit 100% të Napolit në Serie A këtë sezon.

Kishte pak momente të mira në ndeshjen në 45 minutat e para, me Romën që kishte fillimin më të mirë, ndërsa u përpoqën të fshinin shijen e hidhur të humbjes së turpshme 6-1 ndaj Bodø/Glimt të enjten. Një rast i Tammy Abrahamit pas gjysmë ore lojë rezultoi të ishte momenti i vetëm i rrezikshëm për secilën skuadër, transmeton KosovaPress.


Pas fillimit të pjesës së dytë, Napoli dukej më këmbëngulës kundër një Rome dukshëm më të mbrojtur dhe pesëmbëdhjetë minuta pas pjesës së dytë, vendasve iu nevojitej mbrojtje heroike për të mbajtur ndeshjen në balanc.

Kështu Napoli ndalet pas tetë fitoreve radhazi por mbetet në vendin e parë me 25 pikë, aq sa ka edhe Milani në vendin e dytë, kurse Roma renditet e katërta me 16 pikë.

Lexo edhe

Video

error: