​Vjehrri ushtron dhunë fizike e psikike ndaj nuses, arrestohet vushtrriasi

​Vjehrri ushtron dhunë fizike e psikike ndaj nuses, arrestohet vushtrriasi

Një person në Vushtrri është arrestuar pasi që ushtronte dhunë fizike e psikike ndaj nuses së djalit.

“Në orët e  mbrëmjes të datës 14 dhjetor 2020, policia në Vushtrri, ka  pranuar informacion me elemente të veprës penale ‘dhunë në familje’. Nga  informacioni i siguruar nga viktima femër dhe dëshmitarë të tjerë, dyshimet  janë ngritur  se i  dyshuari (vjehrri) i saj  në mënyrë sistematike ka ushtruar  dhunë  psikike dhe  fizike ndaj viktimës”, kanë njoftuar policia.


Tutje në komunikatë thuhet se “Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, lidhur me rastin kanë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore, me ç’rast është arrestuar personi i dyshuar. Si rezultat i hetimit të zgjeruar, bazuar në elemente të tjera rrethanore, hetuesit policorë te i  dyshuari kanë gjetur dhe   sekuestruar një pushkë  gjuetie për të cilën nuk posedonte leje”.

Ndërsa, pas procedurave intervistuese,  me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale ‘dhunë në familje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Lexo edhe

Video