​Vitia: Të përkushtuar për zhvillimin e fizioterapeutëve

Sot (e premte) ka nisur Kongresi i Dytë Ndërkombëtar i Fizioterapisë i cili është organizuar nga Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK). Ky kongres ku po marrin pjesë afro 1 mijë pjesëmarrës e fizioterapeutë të njohur vendos dhe ndërkombëtar po shihet si mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave më të mira dhe bashkëkohore në këtë lëmi.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia shprehu përkushtimin për zhvillimin dhe edukimin e këtyre profesionistëve shëndetësorë.

Sipas tij, tashmë krahas aspekteve infrastrukturore po punohet edhe në ato legjislative.

Udhëheqësi i Kongresit Ndërkombëtar të Fizioterapisë, Bekim Haxhiu tha se në këtë kongres po marrin pjesë afro 1 mijë pjesëmarrës.


Ai tha se përgjatë këtyre dy ditëve do të shpalosën hulumtime shkencore nga profesionistë vendos e te huaj në fushën e fizioterapisë.

Feim Gashi, kryetar i Shoqatës së Fizioterapeutëve, theksoi nevojën për një ligj të veçantë për fizioterapeutët.

Ai tha se përkundër sfidave gjithmonë ia dalin që të jenë afër pacientëve.

Presidentja e Federatës Botërore të Fizioterapisë për regjionin evropian, Esther Mary D’Arcy tha se populli i Kosovës është fatlum që ka profesionistë të tillë shëndetësorë. Ajo ka përgëzuar fizioterapetutët për interesim për të qenë pjesëmarrës në këtë Kongres.

Kongresin i Dytë Ndërkombëtar i Fizioterapisë i cili do të jetë dyditor ka mbledhur fiziterapeutë nga vende të ndryshme të Ballkanit por edhe Evropës të cilët do të ndajnë përvojat e tyre në këtë lëmi.

Lexo edhe

Video