​Vitia takohet sot me kryetarët e komunave

​Vitia takohet sot me kryetarët e komunave

Përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës do të takohen sot me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në këtë takim virtual AKK do të kërkoj që të ketë lehtësim të masave dhe të fillohet me procesin mësimor.


Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi ka treguar për KosovaPress se takimi do të mbahet në ora 14:00.

“Do të takohemi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia në ora 14:00. Do të kërkojmë lehtësim të masave antiCOVID-19 për gastronomët. Po ashtu do të kërkojmë që të filloj procesi mësimor. Janë katër skenarë të cilët i kemi propozuar e të cilët mund të përdoren për mbarëvajtje të mësimit”, tha ai.

Në këtë takim do të marrin pjesë kryetarët e komunave por edhe drejtorët e drejtorive të shëndetësisë nëpër komuna.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.