​Vitia me kryetarët e komunave diskuton për masat e reja

​Vitia me kryetarët e komunave diskuton për masat e reja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të diskutojë mëngjesin e sotëm me kryetarët e komunave të Kosovës në lidhje me masat e reja anti-COVID, të cilat janë paralajmëruar së fundmi.

KosovaPress ka mësuar se takimi do të mbahet virtualisht e që ka filluar në orën 10:00. Nuk dihet nëse në këtë takim do të ketë njoftim të masave që janë paraparë apo vetëm diskutim me udhëheqësit e qeverisjeve lokale.


Të shtunën ministri i Vitia takoi edhe përfaqësues të Shoqatës së Gastronomëve e ku iu është thënë se gastronomia do të ketë mbyllje totale që nga e marta.

Mbyllja e gastronomisë do të jetë për 12 ditë.

Lexo edhe

Video

error: