​Viti 2022, më i nxehti në disa vende evropiane

​Viti 2022, më i nxehti në disa vende evropiane

Viti 2022 ishte më i nxehti ndonjëherë në disa prej vendeve evropiane, tha të hënën raporti i Gjendjes së Klimës në Evropë 2022, raportoi Agjencia italiane e lajmeve Ansa.


Raporti, i përgatitur në bashkëpunim me Organizatën Botërore Meteorologjike (WMO) dhe shërbimin e BE-së për vëzhgimin e Tokës, Copernicus, tregoi se më 2022 në Itali, Belgjikë, Francë, Gjermani, Irlandë, Luksemburg, Portugali, Spanjë, Zvicër dhe Mbretëri e Bashkuar ishte regjistruar vera më e nxehtë ndonjëherë.

Sipas gjetjeve, Evropa ka qenë 2.3 gradë celsius më e nxehtë vitin e kaluar, në krahasim me epokën para-industriale.

Lexo edhe

Video