​Veseli: E dhimbshme si nuk janë dënuar xhelatët e masakrës së Belegut

​Veseli: E dhimbshme si nuk janë dënuar xhelatët e masakrës së Belegut

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se 21 vjet më parë, aparati policor dhe ushtarak i Serbisë kreu një ndër krimet më të rënda kundër njerëzimit duke masakruar 49 shqiptarë në fshatin Beleg të Deçanit.


Veseli ka shkruar se është tepër e dhimbshme sot që xhelatët e këtij krimi barbar ende nuk kanë marrë përgjigjen e duhur nga drejtësia ndërkombëtare dhe që shumica e viktimave edhe sot e kësaj dite nuk janë gjetur.

“Partia Demokratike e Kosovës është kujdesur për familjet e Viktimave Civile të Luftës dhe të gjitha kategoritë e dala nga lufta si asnjë parti tjetër dhe do vazhdojë t’iu gjendent në krah. Ndryshe nga qeveritë e tjera, sikurse kjo në ikje, PDK-ja ka dëshmuar vepra e jo veç fjalë në ndihmë të këtyre kategorive. Këtë gjë e provon fakti që nën qeverisjen e PDK-së, buxheti i dedikuar për këtë pjesë të ndjeshme të shoqërisë së Kosovës ka ardhur në rritje”, ka thënë ai.

Lexo edhe

error: