​Versioni i ri franko-gjerman, Borrell: Moment i rëndësishëm për dialogun Kosovë-Serbi

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se Bashkimi Evropian e ka dorëzuar në Kosovë dhe në Serbi versionin e fundit të propozimit më të ri në dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, tani duhet të fillohet një diskutim serioz meqë siç tha ai, ky është momenti në të cilin ka një mundësi të madhe.

Në hyrje të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, Borrel tha se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në dialog me propozimin e Gjermanisë dhe Francës.


“Sa i përket dialogut Prishtinë-Beograd, ky është një moment i rëndësishëm, mosmarrëveshja për targat ka marrë fund. Tani ata duhet të angazhohen, realisht duhet të angazhohen në dialog me propozimin që ata vendosën në tavolinë, të lehtësuar me mbështetjen e fortë të Gjermanisë Francës. Teksti i versionit të fundit u dërgua dje në Beograd dhe sot në Kosovë, dhe tani duhet të fillojnë një diskutim serioz, sepse ky është një moment në të cilin ka një mundësi të madhe”, tha Borrell.

Për dialogun, sot në Kosovë ka qëndruar emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.