​Vendosë FBK-ja: Ja ku zhvillohen ndeshjet e Final 8 të Kupës së Kosovës

​Vendosë FBK-ja: Ja ku zhvillohen ndeshjet e Final 8 të Kupës së Kosovës

Kupa e Kosovës në basketboll do të organizohet nga klubi i basketbollit Peja.


Lajmi është konfirmuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës që ka thënë se KB Peja i ka plotësuar kushtet e përcaktuara në konkursin për organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës.

“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) e ka miratuar kërkesën e KB Peja për organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll në datat 09-13 Shkurt 2022, pasi skuadra nga Peja i ka plotësuar kushtet e përcaktuara në konkursin për organizimin e Final 8 Kupës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga FBK.

Lexo edhe

Video