​Vdes specialisti i gjinekologjisë dhe obstetrikës, Ismet Miftari

​Vdes specialisti i gjinekologjisë dhe obstetrikës, Ismet Miftari

Ka vdekur specialisti i gjinekologjisë dhe obstetrikës, Ismet Miftari. Vdekjen e Miftarit e bëri të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës.


“Ndahet nga jeta Dr. Ismet Miftari. Dr.Miftari ka qenë specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës. Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1979. Pas diplomimit punësohet në Shtëpinë e Shëndetit në Skënderaj. Specializimin gjinekologji dhe obstetrikë e përfundoi në Sarajevë në vitin 1986. Ishte një nga mjekët gjinekolog, ndër të parët që kishte komuna e Skenderajt. Ishte mjek i përkushtuar ndaj profesionit të tij, mbi të gjitha ishte një njeri i dashur dhe shumë punëtor. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftimin e Odës së Mjekëve të Kosovës.

Lexo edhe

Video