​Vdes një person në një aksident trafiku në Gjilan

​Vdes një person në një aksident trafiku në Gjilan

Një aksident trafiku mes një veture dhe motoçiklete ka ndodhur në fshatin Kromjan të Gjilanit gjatë së dielës. Si pasojë e të cilit ka vdekur një person.


Policia ka njoftuar se lidhur me këtë është arrestuar një person.

“Fsh. Kormjan, Gjilan, 25.07.2021 – 13:00. Është raportuar për një aksident trafiku në mes një veture dhe motoçiklete. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekje-prurës ka pësuar viktima mashkull kosovar vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe

Video