​Vdes një person në një aksident në hyrje të Bresalcit në Gjilan

​Vdes një person në një aksident në hyrje të Bresalcit në Gjilan

Një person ka humbur jetë në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth mesnatës së të mërkurës në rrugën Gjilan-Prishtinë, më saktësisht në hyrje të fshatit Bresalc.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka treguar për KosovaPress se në aksident u përfshinë dy vetura.  

Hashani tregon se të gjithë personat që ishin në dy veturat janë lënduar, e që tre prej tyre të cilët raportohet për lëndime më të rënda janë dërguar në QKUK në Prishtinë.

“Me datë 04.08.2021 rreth orës 23:25 në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, saktësisht në hyrje të fshatit Bresalc komuna e Gjilanit, ka ndodhur aksident rrugor me fatalitet, ku të përfshira kanë qenë dy automjete të udhëtarëve në lëvizje. Si pasoj e këtij aksidenti, jetën e humb drejtuesi i Automjetit BMV, ndërsa lëndime trupore përveç dy vozitësve kanë pësuar edhe të gjithë bashkë udhëtarët tjerë që ishin në të dy veturat ku kanë kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në spitalin rajonal në Gjilan e më pastaj tre nga ta përshkak të lëndimeve ma të rënda janë dërguar në QKUK në Prishtinë”, tregoi Hashani.


Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Nga raportet që na i kanë dërgu nga spitali fatmirësisht të lënduarit  janë jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkohë që Hashani tregon edhe se janë duke u bërë hetimet për të parë se si ndodhi aksidentit me fatalitet.

Lexo edhe

Video

error: