​Vdes një i burgosuri në Dubravë, ishte i dënuar me 11 vite për vrasje të rëndë

​Vdes një i burgosuri në Dubravë, ishte i dënuar me 11 vite për vrasje të rëndë

Një i burgosur ka vdekur sot në Spitalin Rajonal të Pejës.

84-vjeçari ishte në vuajtje të dënimit në burgun e Duvbravës për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”.


Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Florent Gashi.

Gashi nuk ka dhënë detaje për shkaqet e vdekjes së 84-vjeçarit.


“Sot në orën 10:50 në Spitalin e Pejës ka ndërruar jetë një i burgosur në Burgun Dubravës. I njëjti ishte i dënuar me 11 vite burg për kryerjen e veprës penale ‘vrasje e rëndë’”, tregoi Gashi për KosovaPress.

Lexo edhe

Video